Po kthehej nga dasma e vëllait, vdes në aksident 35 vjeçarja në Sarandë

Adriana Prendi, gruaja 35 vjeçare që vdiq në aksidentin e ndodhur rreth orës 05.50 të mëngjesit të sotëm në dalje të Konispolit, sapo kishte martuar të vëllanë. Makina me të cilën ajo udhëtonte bashkë me bashkëshortin dhe një të afërm doli nga rruga dhe u përmbys.

Policia njoftoi se mjeti drejtohej nga shtetasi Gëzim Prendi dhe në aksin rrugor Krane-Qafë Botë ka dalë nga rruga.

Gruaja qe vdiq ne aksident, Adriana Prendi
Gruaja qe vdiq ne aksident, Adriana Prendi

Fatkeqësisht, Adriana Prendi ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marrë, si dhe është plagosur dhe ndodhet në spital i afërmi tjetër, një 37 vjeçar. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për  sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Mësohet se çifti Gëzim dhe Adriana Prendi janë nga fshati Shëndëlli i Xarrës, por jetonin dhe punonin në Greqi. Dje, ata kishin marrë pjesë në dasmën e vëllait të Adrianës dhe në orët e para të mëngjesit ishin nisur për t’u kthyer në Greqi.

Makina me te cilin udhetonte çifti Prendi
Makina me te cilin udhetonte çifti Prendi

Mjeti i drejtuar nga bashkëshorti Gëzim Prendi ka dalë nga rruga, në rrethana të paqarta dhe është përmbysur. Siç shihet dhe nga pamjet, në dalje të Konispolit makina tip “Volkswagen” është përmbysur dhe shkatërruar në pjesën e kabinës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *