Një turist 22-vjeçar ka mbetur i lënduar rëndë, ditën e djeshme, në Vlorë, pasi ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati.
22-vjeçari H.S. mendohet të ketë ngatërruar ashensorin në pallatin e ri dhe ka hyrë në derën e atij që ende nuk ishte në punë.
I riu nga Athina është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.