Po kthehej nga puna me biçikletë por e zuri korenti në rrugë, ky është babai i dy fëmijëve që humbi jetën

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Lezhë, ku viktimë ka mbetur Vladimir Muhja, 43-vjeç. Ky i fundit ishte duke lëvizur në anë të superstradës dhe përcjellësit e energjisë kanë qenë në tokë.

Lidhur me rastin OSHEE ka sqaruar se ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur dhe 43-vjeçarin e ka zënë korrenti. Viktima banonte në Ishull-Lezhë dhe ishte babai i dy fëmijëve të mitur.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *