Po ktheheshin nga Durrësi në Tiranë, dy vajzat humbën jetën

Tre të rinj, dy vajza dhe një djalë udhëtonin me shpejtësi mbrëmë me makinë në autostradën Tiranë-Durrës, kur makina e drejtuar nga djali humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen. Tre të rinjtë po ktheheshin nga Durrësi ku kishin darkuar deri në orët e vona, por rreth orës 01:00 makina e tyre u aksidentua.

Për pasojë dy vajzat humbën jetën ndërsa i riu është në gjendje të rëndë në spital.
Mësohet se njëra prej tyre ka arritur të identifikohet si Silva Tom Gjergji, 26 vjeç nga Rubiku. Ndërsa drejtuesi i mjetit po ashtu 26 vjeçar, është Arbër Tivari, emër i njohur për policinë.

Vajza tjetër është 24 vjeçarja Roxhesa Klironomi. Ende nuk dihet nëse me njëri-tjetrin ishin miq apo familjarë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *