Një 49 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi u përplas nga një makinë.
Roland Muça po kthehej nga puna kur kishte ndaluar makinën për të mbledhur disa hurma në një pemë në anë të rrugës.
Ai do jua çonte dy fëmijëve të cilët tashmë kanë ngelur jetimë.
Kjo pasi rreth orës 18:00 një makinë Smart e mori para duke i shkaktuar plagë të shumta. Shoferi, një 65 vjeçar ndaloi menjëherë dhe lajmëroi autoritetet por shqiptari ndërroi jetë vetëm katër orë më vonë në spital.