Po rregullonte gomat e kamionit, kriko lëviz dhe shqiptari humb jetën

Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e së martës në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari ishte duke rregulluar gomat e kamionit, por situata i doli nga kontrolli. Ai kishte vendosur një krik, i cili ka lëvizur dhe për pasojë mjeti e ka zënë poshtë duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën Harilaou, konkretisht në rrugën “Psellou”. Njerëz të një biznesi pranë vendngjarjes e kishin parë 47-vjeçarin më herët në mëngjes duke punuar te mjeti, por pas rreth dy orësh, panë këmbët e tij dhe kuptuan se diçka e dyshimtë po ndodhte.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *