“Po të numërohen ditët”, “Ose do të jesh e imja ose e askujt”, publikohen mesazhet që Alfred Vefa i dërgonte gruas

Po të numërohen ditët”, “Ose do të jesh e imja ose e askujt”.

Këto ishin kërcënimet që vinin në adresë të Klaudia Vefës nga ish-bashkëshorti i saj Alfred Vefa.

Mediat italiane kanë raportuar se Alfredi i cili ekzekutoi gruan e tij mbrëmjen e të enjtes në Itali është gjetur i pajetë. Ai është vrarë me po të njëjtën armë zjarri që përdori për t’i marrë jetën 35-vjeçares Klodiana Vefa.

Ata ishin prindër të dy fëmijëve të cilët tashmë kanë mbetur jetim. Shkak i këtij krimi të rëndë mendohet të ketë qenë xhelozia, pasi ish-bashkëshorti i Klodianës nuk arrinte ta pranonte ndarjen.

Viktima e dinte prej disa vitesh që ai kishte një armë pa leje, por nuk kishte frikë.

“Ai i ushtronte dhunë të fortë psikologjike: ajo ndryshoi krejtësisht kur ishte me të. Ai njeri ishte vërtet i frikshëm. Por ajo kurrë nuk e kishte denoncuar, ajo gjithmonë përpiqej ta zgjidhte vetë. Zgjati shumë”, thotë miku i viktimës.

“Nuk e di pse e pranoi takimin e fundit. Këtë s’duhet ta bënte kurrë…”,-tha mikesha e Klodianës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *