Pogradec, i kishin dhënë para me fajde, dy burrat i marrin shtëpinë 200 mijë euro qytetarit

Një shtëpi me vlerë 200 mijë euro është sekuestruar sot nga shteti, pasi ishte marrë nga dy persona në mënyrë të paligjshme.
47 vjeçari Armand Lice dhe 46 vjeçari Bledar Alinji vunë në pranga ndërsa shtëpia që kishin marrë në pronësi të tyre, është sekuestruar.

Dy personat e sipërpërmendur jepnin para me fajde dhe kështu ja kanë dhënë një qytetari para disa vitesh. Por ai nuk mundi t’jua kthente me interesin e vënë dhe dy burrat kanë falsifikuar një kontratë për t’i marrë shtëpinë borxhliut, duke e nxjerrë këtë të fundit me përmbarues nga shtëpia e tij.
Edhe familjarët e tij kanë patur të njëjtin fat dhe janë nxjerrë në rrugë.
Nuk dihet se si do të shkojë tashmë ky rast dhe a do arrijë ta marrë përsëri ish pronari shtëpinë e tij.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *