Policët hasen me reagimin e pashpjegueshëm të shqiptarit në Kapshticë

Policia e Devollit ka proceduar në gjendje të lirë një 47-vjeçar, i cili nuk pranoi që të lejonte kryerjen e kontrollit të mjetit nga forcat e rendit në Kapshticë teksa ishte duke udhëtuar për në Grreqi.

Më pas, makina është kontrolluar në vijën e dytë, ndërkohë që forcat e rendit nuk kanë gjetur asgjë të paligjshme në automjet.Nuk dihet ende se përse ka refuzuar fillimisht 47-vjeçari për kryerjen e kontrollit, ndërkohë që tani duhet të japë llogari për mosbindje ndaj forcave të rendit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 47 vjeç, banues në Bilisht, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, duke drejtuar automjetin tip “Suzuki”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, për të ushtruar kontroll në automjetin e tij.

Më pas gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë dhe në skaner, nuk janë gjetur sende të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *