Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA 2 ditë para ndërrimit të viteve, ku 4 anëtarë të familjes Morgan u gjendën të vrarë në shtëpinë e tyre në Clarkstoën, në periferi të Neë York City.
Sipas raportimit të policisë vendase, kryefamiljari ëatson Morgan, 49 vjeç ishe rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville. Po ashtu sipas mediave të huaja bëhet me dije se ishte pikërisht ai që vrau pjestarët e tjerë të familjes së tij, gruan shqiptare Ornela 43 vjeç, djemtë Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç. Dhe më pas policia beson se ai ka vrarë veten.
Katër trupat u zbuluan nga policia e Neë Yorkut pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në Neë City, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.
Komuniteti në Clarkstoën është shumë i tronditur pasi të gjithë e përshkruajnë familjen Morgan, një familje model me fëmijë shembullorë dhe prindër të përkushtuar.
Byroja e Detektivëve njofton se do të vazhdojë të hetojë dhe kujtdo që ka informacion në lidhje me këtë incident i kërkohet t’ia japë atë policisë.