Policia e Pogradecit bën bilancin: Pesë të arrestuar me arsenal armësh dhe municion luftarak

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga pesë persona, në pesë muajt e fundit dhe ka sekuestruar armë të ndryshme.

Të arrestuarit nga aksioni i uniformave blu, posedonin arsenale armësh, si mitraloz, automatik, pistoleta, fishekë dhe shuma parash. Në pranga ranë, Artur Palla, Andrea Hasan Cano, Enes Shaho, Artur Musollari, Alti Jasharllari dhe Halit Kalanxhi.

Ndër to, shtetasi Artur Musollari konisderohej person me rrezikshmëri të lartë, pasi rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”,.

Ndërsa, Alti Jasharllari rezulton i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë

Në 5 aksionet e zhvilluar janë vënë në pranga 5 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore duke sekuestruar arsenale të tërë armësh, fishekësh, parash etj.

Nga Komisariati Pogradec për periudhën 01.04.2023 -15.09.2023, janë goditur 5 raste të armbajtës pa leje, arrestuar 5 shtetas qe posedonin këto arme si dhe janë sekuestruar gjithsej 8 arme zjarri dhe sasi municioni luftarak:

  1. Në datë 01.04.2023,  është finalizua operacioni policor “Çezma e Madhe”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:

– Artur Palla, i datl. 08.03.1989, banues në fshatin Çezmë e Madhe/ Pogradec, si dhe u shpall në kërkim nipi i tij:

– Andrea Hasan Cano, i datl. 17.01.2004, banues në fshatin Çezmë e Madhe/ Pogradec, pasi si rezultat i këtij operacioni, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Artur Palla, u gjet dhe  u sekuestrua një armë luftarake( pushkë automatike), mod.63, kalibër 7.62 mm, me nr.10229573 si dhe një sasi prej 10 fishekësh luftarakë, mod 56, kalibër 7.62 mm.

  1. Me datë 11.06.2023, është finalizuar operacioni policor “Tushemishti”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi:

– Enes Shaho, i datlindjes 27.12.2001, lindur dhe banues në Rr. “Shemsi Koroveshi”, lagjja Nr. 1, Pogradec, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një shkop hekuri ( si ai i policisë)

– Një thikë si dhe një celular i markës iPhone.

-Një armë zjarri e llojit “Ëjalter”

-Një karikator me 6 fishekë të kalibrit 9 mm.

– 3 fishekë pistolete të kalibrit 9 mm.

  1. Me datë 09.07.2023, rreth orës 21:00, u be e mundur kapja ne flagrance e shtetasit:

– Artur Musollari, i datlindjes 14.01.1974, lindur dhe banues në Pogradec, në lagjen Nr.2, i dënuar me parë për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, person me rrezikshmëri te larte.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri e llojit pistoletë, mod 56, tip “TT” dhe në trupin e saj një krehër me 6 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 1 fishekë tjetër në folenë e fishekut.

Gjithashtu është sekuestruar shuma prej  2000 dollar amerikan, 100 dollar kanadeze, 200 franga zviceranë, 3425 euro, 15 700 leke te rinj, një shkop bejsbolli, një palë dylbi dhe një aparat celular i markës Iphone së bashku në kartën sim.

  1. Me datë 14.07.2023, u finalizua operacioni policor “Starova”, ku  u arrestua në flagrancë shtetasi:

– Alti Jasharllari, i datëlindjes 17.01.1983, lindur dhe banues në fshatin Szarovë, Njësia Adm. Buçimas, ” i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i K. Penal, pasi sipas informacioneve të siguruara për këtë shtetas se në afërsi të banesës brenda një muri dyshohej se ai kishte të fshehur armë zjarri dhe një sasi municioni.

Nga kontrolli i ushtruar në një ambientet pikërisht në hapësirën mes dy mureve u gjendën dhe u sekuestruan:

– Një mitraloz i lehtë Mod 56

– Një armë automatik Mod.56

-Dy pushkë gjysmë automatike mod.63

-Një kuti me 720 fishekë automatiku të hapur, mod.56

– 15 fishekë mod. 12.7 mm

-Një sasi e konsideruar fishekësh të hapur

– 13 krehura automatiku

– 3 krëhëra pushke mod.63

– 1  kuti me fishekë pistolete

– 1 shirit mitralozi me 30 fishekë

-2 krehura disk për mitraloz të lehtë

– 1 granatë dore ofensive

  1. Në datë 15.09.2023, u finalizua me sukses operacioni policor “Llënga”, ku si pasojë e këtij operacioni pas një pune disa javore u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

– Halit Kalanxhi, i datlindjes 09.02.2004, lindur dhe banues në fshatin Hondisht, Njësia Administrative Trebinjë/Pogradec.

Janë sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri pistoletë e markës TT

– Një armë gjahu e llojit çifte

– Një krehër pistolete me 6 fishekë

– Tetë fishekë pistolete të kalibrit 7.62 mm.

– 5 fishekë për armë gjahu.

– 3 kapsolla detonatorë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *