Policja në Elbasan denoncon kolegun: “Më ble dhurata për të më joshur, më përndjek vazhdimisht”

Një punonjës i policisë së burgjeve në Elbasan është arrestuar sot pasi akuzohet se ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një kolege.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se efektivja me inicialet O.S, e cila ka kallëzuar se është përndjekur nga kolegu i saj punonjësi i policisë së burgjeve, K.L., për një kohë rreth tre muaj në mënyrë të vazhdueshme. Ajo ka rrëfyer se kolegu e ka telefonuar, e ka ndjekur me makinë si dhe ka tentuar ta joshë me dhurata.

NJOFTIMI:

Sot më datë 17.05.2023 ora 16;00 është ndaluar me iniciativë për veprat penale “Përndjekje” dhe “Kanosje për të mos kallëzuar” parashikuar nga nenet 121-a dhe 311 Kodit Penal, nga Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, punonjësi Policisë në IEVP Elbasan me detyrë trup shërbimi, me inicialet K.L pasi;

Më date 16.05.2023 ora 16;00, ne zyrën e inspektorit te SHKBB-s është paraqitur punonjësja e policisë në IEVP Elbasan shtetasja O.S, e cila ka kallëzuar se është përndjekur nga kolegu i saj punonjësi i policisë së burgjeve, shtetasi K.L për një kohë rreth tre muaj në mënyrë të vazhdueshme, me telefon, duke i dërguar mesazhe ngacmuese, si dhe duke e ndjekur me makinë, si dhe duke e joshur, ku i ka ofruar dhurata. Pasi është vendosur në dijeni të faktit se viktima ka kallëzuar, ditën e sotme më datë 17.05.2023 e ka telefonuar disa herë nga shtetasi K.L dhe nga familjarët e saj, duke i thënë të tërheq kallëzimin penal, ku viktima është ndier e kërcënuar,” thuhet në njoftimin e policisë. Nga veprimet e para procedurale te kryera nga SH.K.B.B materialet i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni Përgjithshëm Elbasan, në ngarkim të personit të ndaluar punonjës policie IEVP Elbasan, K.L..

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *