Postimi i fundit në “Facebook”, i shoferit të autobusit ku vdiqën 21 persona

Detaje të reja janë zbardhur nga aksdienti tragjik i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Venecia të italisë, ku 21 persona ndërruan jetë.

Mes 21 viktimave të aksidentit të autobusit në Mestre të Italisë ishte edhe drejtuesi i mjetit, 40-vjeçari Alberto Rizzotto, me origjinë nga Treviso.

Ai ishte punonjës i “Martini Bus srl”, teksa automjeti që përdorte ishte marrë tek kompania “La Linea”, e cila kishte kontratën për transportin e turistëve nga kampingu për në Venecia. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e vetëdijes së shoferit për shkak të ndonjë sëmundje.  Shoferi, ishte ekspert me të paktën 6-7 vite eksperiencë në drejtimin e autobusit. Nga dëshmitë e para, mësohet se mjeti nuk ka qenë duke ecur me shpejtësi.

Ndërkohë, pak para aksidentit, shoferi kishte postuar në Facebook një foto ku shfaqej në timoni ne mjetit, ndërsa shkruante “Anije për në Venecia”.

Pas përhapjes së lajmit tragjik për aksidentin, në postimin e tij, njerëzit e kanë pyetur nëse ishte mirë, por kanë mbetur pa përgjigje pasi aksidenti ka rezultuar fatal për shoferin. Kolegët e tij janë shprehur të tronditur për mediat italine duke e përshkruar atë si një ekspert dhe shofer me eksperiencë.

“Ai ishte ekspert, kishte 7 vite që merrej me këtë profesion”, thonë të tronditur kolegët e tij.

Kujtojmë se autobusi me turistë ukrainas, gjermanë, francëzë dhe kroatë, ra nga një lartësi prej rreth 10 metrash dhe përfundoi në shinat e trenit, ku shpërtheu në flakë.

Autoritetet e Venecias thonë se nga konstatimet e para në vendngjarje nuk ka shenja frenimi të autobusit. Më pas, mjeti goditi barrierën mbrojtëse dhe u rrëzua nga një lartësi 10 metra duke përfunduar përmbys në shinat e trenit.

Flakët që shpërthyen u përhapën me shpejtësi, ndoshta për shkak edhe të karburantit. Policia italiane thotë se autobusi duhet të ketë qenë hibdrid, pra gjysmë elektrik.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *