Prindërit e Caroline Crouch rikthehen në Greqi për arsyen e rëndësishme

Vrasja e Caroline Crouch në Greqi, nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos është kthyer sërish në vëmendjen e mediave greke. Protothema shkruan se sipas babait të Caroline, David Crouch, mbesa e tij do të ndryshoj mbiemrin, pasi ishte e papranueshme për që të mbaj mbiemrin e njerit që i vrau nënën.

“Do të ishte e papranueshme që Lydia të mbante mbiemrin e njeriut që vrau nënën e saj”, tha babai i Caroline në një deklaratë për ANT1, duke shtuar se vajza e vogël do të marrë ose mbiemrin e nënës së saj ose atë të burrit të tezes dhe motrës së Caroline.

” Lidia patjetër do të ndryshojë mbiemrin e saj. Gjithmonë ka qenë synimi im për të ndryshuar emrin e saj nga babai i saj i lindjes që nga ajo ditë në qershor 2021 kur ai u arrestua në shërbimin përkujtimor të vajzës sime dhe u bë e qartë se ai e kishte vrarë atë. Ligji në Greqi është i qartë për arsyet e mundshme pse një person mund të ndryshojë emrin e tij. Nuk është vendosur ende nëse ajo do të marrë emrin e nënës apo burrit të motrës. Do të ishte e papranueshme që Lydia të mbante mbiemrin e njeriut që vrau nënën e saj. Caroline kishte shtetësi britanike dhe filipinase. Lydia do të mund të aplikojë për dyshtetësi dhe kur të ketë pasaportën e saj do të mund të udhëtojë më lehtë”, tha babai i Caroline.

Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. 38-vjeçari pretendon vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ndërkohë që me autorin në burg, u përfol edhe për bashkëpunëtorë por nuk u gjet asnjë provë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *