Detaje të reja janë mësuar në lidhje me rrethanat e ngjarjes ku një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën në Sarandë. I mituri ishte me babain Thanas Smaçi dhe nënën Shefikat Kushe, afër kanalit ushqyes të liqenit të Mursisë ku kanë bletët.
Fëmija Ankel Kushe luante dhe është larguar pa u vëne re nga prindërit dhe kishte rënë në kanalin ushqyes të liqenit. Në momentin kur kanë vënë re mungesën e fëmijës, prindërit filluan kërkimet me banorët e zonës dhe e gjetën atë në liqen pa shenja jete, rreth gjysmë ore më vonë.
Sipas bluzave të bardha fëmija ka shkuar në spital pa shenja jete, e megjithatë iu bë EKG për të parë nësë fëmijës i kishte ndaluar zemra apo jo. Ekspertiza mjeko-ligjore do përcaktojë shkakun e humbjes se jetës së fëmijës. 4 vjeçari ishte fëmija i vetëm i familjes Smaçi, ndërsa nëna ishte 6 muajshe shtatzënë.