Priste se largohej kunati dhe e motra nga shtëpia, detaje nga ngjarja e rëndë në Greqi, avokati: Vajza ka prova

Detaje të rënda kanë dalë në dritë në lidhje me përdhunimin që 33-vjeçari Erjon Pelivani i ka bërë vajzës së kunatit të tij Fatmir Tarellari.

Sipas dëshmisë së vajzës, ajo është abuzuar seksualisht që nga mosha 9-vjeçare deri në atë 18-vjeçare që është aktualisht.

33-vjeçari kishte filluar kohët e fundit që t’i zhvaste para 18-vjeçares, duke e kërcënuar se do t’i publikonte video të përdhunimeve.

Në momentin që 50-vjeçari mësoi lajmin nga vetë e bija, ai rrëmbeu pushkën dhe ekzekutoi kunatin e tij.

Sipas avokatit të 50-vjeçarit, Erjon Pelivani, kishte akses të hynte i lirë në shtëpi për shkak se e konsideronin si pjesëtar të familjes. Përdhunimet kanë ndodhur brenda banesës në momentin që në shtëpi ndodhej edhe vëllai i vogël i vajzës, i cili në atë kohë ishte 4-vjeç.

“Padyshim i ka pritur derisa kanë ikur nga shtëpia, pastaj ka shkuar”, tha avokati i Tarellarit.

Gjithashtu avokati bëri me dije se Tarellari kishte takuar vajzën e tij të hënën, për shkak se u informua nga qiradhënësi se ajo nuk kishte paguar paratë e qirasë të banesës ku jetonte.

50-vjeçari filloi të dyshonte se diçka nuk shkonte me vajzën e tij, pasi ai i kishte dhënë shuma periodike parash për të përballuar jetën si studente.

Gjatë bisedës vajza i tregoi makthin dhe përjetimet që prej moshës 9-vjeçare, duke bërë që babai në gjendje të rënduar psikologjike të kryente aktin ekstrem.

“Babai në orët e mëngjesit të së hënës i ka takuar për të sqaruar se çfarë po bëhej me paratë e qirasë. Pas një bisede me vajzën e tij, ajo e informoi për përdhunimet dhe shantazhet, por nuk e tregoi identitetin e personit.

Ata erdhën në zyrën time të hënën në mëngjes për të diskutuar se si të zgjidhnin problemin. Domethënë po bëheshim gati të ngrinin një padi duke pritur që vajza të na tregonte se kush ishte personi. Por të martën, 50-vjeçari zbuloi emrin e përdhunuesit në mëngjes pas presionit të vazhdueshëm ndaj vajzës së tij”, tha avokati.

Familja e 50-vjeçarit përbëhet nga tre vajza nga martesa e tij e mëparshme dhe një djalë 9-vjeçar nga martesa e tij e dytë. Viktima rezulton të jetë vëllai i gruas së tij të dytë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *