Prej tre ditësh parku i Divjakës është bërë me pagesë, ku për të hyrë brenda çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja, ndërkohë që për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja.
Ditën e sotme banorët e zonës kanë protestuar duke kundërshtuar vendosjen e traut dhe u krijuan tensione me uniformat blu.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe gazetari investigative Artan Hoxha duke ironizuar me çfarë po ndodh përmes komentit: Mos u çudisni, se dhe ’97 nga Lushnja filloi…! Hoxha i referohet protestave pas falimentimit të kompanive rentiere në vitin 1997 ku përplasjet më të forta nisën në Lushnje dhe më pas u përhapën në të gjithë jugun.