Mes qytetarëve që morën pjesë në tubimin sensibilizues duke kërkuar drejtësi për vdekjen e 3-vjeçarit, Brian Spahiu, ishte edhe një stomatolog. Sipas tij, ngjarja po fshihet pasi anestezisti, Roland Xhaxho deklaroi se kamerat në klinikën ku u krye ndërhyrja ishin prishur. Ndër të tjera, ai u shpreh se nuk mund të trajtohet një infeksion brenda ditës.
“Nuk mund të mbushësh disa dhëmbë qumështi për 6 orë, është e pamundur. Unë se kam aplikuar për këtë metodë. Diçka ka ndodhur që ata e fshehin, më shumë më erdhi inat për kamerat që tha se janë prishur. Ka ndodhur diçka. Mjeku e ka marrë përsipër këtë gjë fëmija e ka kryer operacionit 1 vjeçe gjysmë dhe ishte shumë i shëndetshëm. Atij i kanë dalë organet jashtë loje. Djali duhej të çohej direkt në urgjencë dhe mund të shpëtonte. Nuk trajtohen brenda një dite, as infeksionet nuk mund të trajtohen brenda një dite”, thotë stomatologu.