Ditën e sotme ka bërë bujë në media prishja e resortit të Irfan Hysenbelliut, i cili është njëkohësisht pronar i gazetës Panorama, Balkanweb, News 24, Gazeta Shqiptare etj.
Një vit më parë kryeministri kishte shkuar për strehimin e afganëve në resort por tani ai e quan atë të paligjshëm.
Kjo sipas pronarit të mediave në fjalë ndodh sepse kryeministri nuk u mbylli dot gojën gazetarëve për lajmet e tyre. Por i pyetur se përse u prish resorti Rama ka thënë:
Eshtë shumë e rëndësishme që kur gjykojmë të shikojmë sesi funksionon në aspektin ligj një proces i tillë. Iu siguroj që ligjërisht janë ndjekur të gjithë hapat ligjorë. Po flasim për përfitime të mëdha, në këtë operacion u paragjykua dhe u përqesh, janë marrë 15 vendime konfiskimesh. Po të shikoni ligjin që është bërë enkas për këtë punë, është shumë i qartë. Mjafton që të lexohet ai ligj. Tjetër është kur dikush ka dalë nga leja e ndërtimit, tjetër është kur dikush ka dalë më shumë sesa kaq. Për rastin në fjalë do të vazhdojë deri në fund. Në dijeninë time do të ketë edhe shembje të tjera. Nuk do të ketë asnjë lloj individi që do të tolerohet. Urdhëroni jeni të gjithë të denonconi nëse ka raste të tjera. Të tjera raste po evidentohen. Do nxjerrim mwsim edhe ne, se nuk i kemi ditur tw gjitha. Nuk ka lidhje me lirinw e medias. Ligji wshtw i barabartw pwr tw gjithw”.
Kujtojmë se resorti e kishte marrë lejen nga Këshilli i Ministrave dhe si i tillë ai mund të fitojë gjyqin kundër shtetit shqiptar, njëlloj si për mbylljen e Agon Channel. Pronari i këtij të fundit fitoi 110 milionë euro dëmshpërblim, që sigurisht u paguan nga taksat e shqiptarëve.