I mori jetën të dashurës, shqiptari: I kapa një mesazh në celular

Ka qenë një mesazh që i ka ardhur në telefon, ai që ka shkaktuar edhe humbjen e jetës së kristjana Brakaj, 19 vjeçares shqiptare në Greqi.
Të paktën kështu pretendon autori i ngjarjes, i cili ishte bashkëjetuesi i vajzës së re. 25 vjeçari Qemal Taja punonte si banakier në një bar ndërsa vajza punonte në një lokal nate. Pasi janë kthyer të dy nga puna pas mesnate, mes çiftit kanë filluar zënkat.
Sipas komshinjve kjo nuk ishte hera e parë që i dëgjonin të ziheshin, por nuk e kishin menduar kurrë që do të përfundonte kështu.

I riu thotë se vajzës i ka ardhur një mesazh atë natë, pa treguar se çfarë shkruhej aty, por sipas asaj që ka dëshmuar fillimisht ai ka qenë nën ndikimin e koka inës.
Pasi kreu aktin, ai ka dalë nga shtëpia dhe ka shëtitur për të “qetësuar mendjen”. Në mëngjes madje ai ka vendosur një sttaus në facebook ku shkruante se gabimi i vetëm që bëri ishte që dashuroi.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *