Pse nuk mund të ndërtohet metro në Tiranë? Nënkryetari i Bashkisë tregon arsyen dhe zgjidhjen për trafikun

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, komentoi edhe situatën e trafikun të rënduan që “kaplon” qytetin çdo ditë.

Mazniku u shpreh se metro nuk ndërtojnë dot pasi janë shumë të kushtueshme, ndërsa ajo që kanë menduar është ndërtimi i linjave të lëvizshmërisë së shpejtë të autobusëve.

Ai shton se do të ndërtohen 3 linja të tilla, të cilat do të përfundojnë për gati 5 vite.

“Zgjidhja është mos të përdoret makina. Në qytet 37% e njerëzve lëvizin me makinë private.

Metro nuk ndërtojmë dot, 1 kilometër metro kushton 250-300 milion euro, shifër e papërballueshme.

Ajo që jemi duke bërë, jemi duke punuar me një KFV, për të bërë linjat e lëvizshmërisë së shpejtë të autobusëve.

Proces që synojmë ta nisim në fundin e këtij e vitit, pas 2-3 vitesh përfundon faza e parë, 4-5 vjeçar 3 linja të përfundojnë,” përfundon Mazniku për abc.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *