Pse u arrestua Aldor Nini i “Acromax”? I lidhur me mbesën e Anila Bashës

Aldor Nini, shefi i Acromax Media, është arrestuar nga policia, pasi ka dhunuar dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme bashkëjetuesen e tij. Mësohet se 40-vjeçari është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme, pasi ai edhe ka postuar në rrjetet sociale një video të bashkëjetueses.

Por kush është bashkëjetuesja e Ninit?

Portali i Anila Bashës thotë se bëhet fjalë për Anxhela Faber, ndërkohë policia thotë se bëhet fjalë për bashkëjetuesen, që i ka postuar edhe një video, pra për Sara Bashën.

Vajzës së cilës, Aldor Nini i ka postuar një video, është mbesa e Anila Bashës, gazetares së njohur, e cila ditët e fundit, përmes portalit të saj, po sulmon vazhdimisht Aldor Ninin. Ndërkohë, ky i fundit, si një adoleshent i ndarë nga e dashura, postonte në një faqe të hapur posacërisht për familjen Basha video dhe foto jo të hijshme për të ulur figurën e kësaj familjeje.

Pra, ngjarja ka marrë përmasa të madha, kur halla e bashkëjetueses së Aldor Ninit, Anila Basha, ka filluar të ndërhyjë dhe të përplaset personalisht me Aldor Ninin. Nini mbylli faqen zyrtare të newsbomb në Facebook dhe Tik Tok, duke ‘ngrehur’ më shumë zëmërimin e Anila Bashës, e cila sot, e ka ‘masakruar’ me postime atë që e quan “mashtruesin e vipave”. (Shikoni orën në foton e tij, është i njëjti me djalin në video)

Kështu, Sara Basha, ka kaluar një periudhë jo të mirë dhe kjo shihet edhe nga videot që ka postuar Nini, të cilat vazhdojnë të jenë ende virale, pasi ai vetë i ka sponsorizuar. JOQ ALBANIA së fundmi ka siguruar edhe një video nga ditëlindja e Aldor Ninit, ku ai shfaqet duke kërcyer me Sara Bashën, mbesën e gazetares. Shiko këtu

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *