Publikuan video duke kërcyer në një vend publik, çifti nga Irani dënohet me 21 vite burg

Një gjykatë në Iran ka dënuar një çift me nga 10 vite e gjysmë secili, pasi postuan një video, ku shfaqeshin duke kërcyer në një hapsirë publike në një nga atraksionet kryesore të Teheranit.

Pas publikimit të videos së kërcimit të tyre, Astiaz Haggigi dhe i fejuari i saj Amir Ahmadi u akuzuan për “përhapje të korrupsionit dhe imoralitetit”, “mbledhje dhe komplot për të prishur sigurinë kombëtare” dhe përfshirje në propagandë kundër regjimit.

Në video, vajza u shfaq duke kërcyer pa hixhab, gjë që është e ndaluar në Iran. Çifti u arrestua më 1 nëntor 2022. Përveç dënimeve me burg, ata u dënuan me dy vite ndalim të internetit dhe një ndalim dy vjeçar për t’u larguar nga vendi.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *