Astriti, i cili punon si varrmihës, ka treguar një histori të çuditshme që i ka ndodhur gjatë profesionit të tij.
Ai tha se ka dëgjuar të qara fëmijësh dhe sa më shumë i afrohej zërit, aq më shumë i largohej ai.“Po ecja poshtë, po ikja në shtëpi, ishte ora 11 e gjysmë të natës dhe kur dëgjoj të qara fëmije dhe gjithmonë tani duke menduar se vijnë qytetarët, ndalojnë makinën aty, lënë fëmijët dhe shkojnë te varret. Thërriste ky fëmija, o ba hajde se kam frikë, sa afrohesha unë, ikte pak më larg ky zëri”, tregoi varrmihësi.
Pas kësaj, Astriti rrëfeu për Euronews, se dëgjoi edhe të atij, që i thoshte fëmijës “mos ki frikë se jam këtu afër.”
Varrmihësi më pas ndezi një cigare dhe zërat nuk u dëgjuan më.
Pjesë nga intervista:
Çfarë mendon mendon se ka jetë pas vdekjes?
Varrmihësi: Edhe ka, shpirti ekziston!
Ta shpjegoj me një rast tjetër. Po hapja një varr unë këtu, anash kishte një kalama. E hapa gropën, por ai varrimi u shty se ai vinte nga Italia dhe qëndroi gropa tre ditë hapur. Kur shkova të nesërme, gropën e kisha gati, shoh aty në parlecë dy gra dhe një burrë, po kërkonin një emër.
Shkova afër dhe më thanë kërkojmë filan emër dhe unë ua tregova. Varri ishte mbuluar me dhe dhe vetëm pjesa e pllakës kishte ngel. Kur erdhën ato, filluan duke qarë e ëma e asaj gocës. S’kishte faj se ishte hedhur dheu. I thashë sa të mbaroj do vij ta bëj xhama.
Më tha motra e saj që kjo ka ardhur nga Italia se i kishte dalë në ëndërr goca dhe i kishte thënë “hajde se më kanë mbuluar”.
Tre ditë qëndroi varri hapur dhe tre ditë i doli asaj në ëndërr, prandaj unë them që shpirti ekziston.