Zbriti me litar në kanion për të kërkuar florinj por ngeci aty, 43 vjeçari: “Ndeza zjarr gjithë natën…”

Andrea Dervishi, 43-vjeçari që mbeti i bllokuar në shpellë prej mbrëmjes së djeshme në Gramsh është shpëtuar ditën e sotme.

Mësohet se ai është nxjerrë nga shpella e Tërvollit nga një punonjës i RENEA-s, pas një operacioni shpëtimi që ka vijuar edhe përgjatë orëve të natës.

Dervishi kishte shkuar në këtë zonë për të kërkuar florinj, por mbeti i bllokuar pasi ishte futur brenda shpellës me një litar. Ai ka tentuar të dalë kur ka nisur të errësohet por e ka pasur të pamundur dhe ka telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë.
Në një prononcim për Neës24, ai tregon se si mbeti i bllokuar, teksa shton se ndezi zjarr për të përballuar të ftohtin.

Ai ka një mesazh për të gjithë të apasionuarit pas natyrës, që të marrin masa përpara se të ndërmarrin aventura të tilla.

“Më pëlqen natyra. Ngecëm aty. Zbritëm poshtë, nuk kishim mundësi të ngjiteshim. Lartësia ishte diku te 500 metra. Isha 200 metra në thellësi dhe mbeta aty. Njoftova policinë. Ndeza zjarr për t’u ngrohur. Erdhi alpinisti. Ishte shumë e frikshme.

Falenderoj policinë e Gramshit, zjarrfikëset dhe RENAT, i falenderoj se nuk do të dilja gjallë. E përballova me zjarr të ftohtin. E mendoni dy herë nëse shkoni në të tilla terrene. Nuk do të shkoja përsëri atje, ishte tmerr i vërtetë’, u shpreh ai.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *