Punonjësit e Bashkisë Bilisht këndojnë nëpër dasma dhe festa gjatë orarit zyrtar. Kryebashkiaku: Gjynah, u bie bretku

– Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një denoncim ku thuhet se disa qytetarë të punësuar në Bashkinë e Bilishtit, rezultojnë njëkohësisht të punësuar edhe në sektorin privat. Në këtë pikë nuk ka asgjë të gabuar, por problemi qëndron në faktin se nga verifikimet që ka bërë emisioni Stop, këta persona nuk paraqiten në Bashkinë e Bilishtit gjatë 8-orarëshit të punës, por merren me punë private. Kështu, Elton Kupe punon si shofer kamioni, por figuron si shofer i kryetarit Bashkisë së Bilishtit.

Shoferi i Kryebashkiakut Atin Gupe: Jo për ditë, se kam.., kur del rrugë. Kompania ime është në Durrës, por unë e kam afër, ngaqë e mbaj kamionin këtu në Bilisht, se në Bilisht jam dhe shkoj për shembull për 3 orë 3 orë e gjysëm, 4 orë, kthehem dhe bëj pushimin e madh këtu në Bilisht, shkoj të nesërmen për në Durrës.

Ergi Agolli dhe Marsel muzikanti punojnë me saze nëpër dasma dhe festa në orarin zyrtar të punës që rezultojnë në bashki.

Ergi Agolli: Te 700-shja. Po, po 700 do ta le.

Bilbil Metolli punon në një karburant në Bilisht dhe figuron i punësuar edhe në bashki.

Stop: O vëlla! Si kalon? Bilbili këtu punon? Si e ka mbiemrin?

Punonjësi i Karburantit: Po, por nuk është, është pushim sot…Metolli.

Aurel Xhacka punon si taksist në rrugën Bilisht-Selanik dhe figuron si punonjës shërbimi në bashki.

Aurel Xhacka: Mirë urdhëro! 200 Euro të të çoj! Po në qoftë se do nesër, o vëlla!

Emiljano Kocilleri punon në montimin e xhamave me bashkëshortin e shefes së burimeve njerëzore në Bashkinë Bilisht dhe figuron si punonjës shërbimi në Njësinë administrative Oçisht.

Për këto probleme, gazetari i emisionit Stop u takua me kryetarin e Bashkisë Devoll Eduard Duro, i cili fillimisht tha se jep dorëheqjen nëse këto probleme janë të vërteta. Por më pas pranoi se punonjësit e Bashkisë janë të punësuar edhe në biznese të tjera.

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Po ai është shoferi im personal. Si qënka shoferi im personal, qënka shofer kamioni, punësim fiktiv? Po s’ka shance!

Gazetari: Po! Sepse ne i kemi kërkuar shoferit tuaj personal, për ta punësuar si shofer kamioni dhe ai ishte i gatshëm.

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Po mirë si shofer kamioni le të vijë ai.

Gazetari: Ne e pyetëm je i punësuar në një vënd tjetër, ai e mohoi. Ergi Agolli është muzikant e kemi prenotuar për dasëm.

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Po, po ai këngëtar është edhe këtu…po unë pse e kam punësuar?! Që të këndojë…

Gazetari: Po ne e kemi prenotuar, që të vijë psh…

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Po të vijë, i lirë është të punojë nëpër dasma.

Gazetari: Nuk e kemi prenotuar për dasëm, e kemi pronotuar për një sebep tjetër në orar zyrtar. E kemi prenotuar ditën e premte, do vjnë të bëjnë ahengun tek ne…

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Le të vijnë…

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Po punonjës shërbimi është.

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Mund të punojë taksist, po jo i rregullt. Në qoftë se ka targë taksie, unë jap dorëheqjen si kryetar bashkie.

Gazetari: Nuk ka e ka të paligjshme, po çfarë bëhet me kët…?

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Në qoftë se do të arrini të merreni me këto është gjynaf edhe për emisionin…

Gazetari: Ja se ka dhe ca emra, ka të tjerë..Bilbil Metolli?

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Edhe ai punon atje, gjynaf…Mos ta le unë të punojë? Punon në karburant, po ka dy fëmijët në shkollë të lartë.

Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Punonjës shërbimesh, i bie bretku tërë ditën në njësinë administrative Oçisht. Ka qënë 3-4 ditë sëmurë…

Gazetari: Jo ideja është këtu: Emiljano, ne e kemi verifikuar, punon me burrin e zonjës, që është e burimeve njerëzore këtu tek ju. Monton xhama dhe duralumin.

Marrë nga TVKLAN

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *