Punonjësja e Top Channel: Jam dëshmitare e ngacmimeve të Saimir Kodrës

Pak ditë më parë, gjatë një loje në BB VIP, Egla ka rrëfyer se ka patur ngacmime seksuale nga një personazh që është pjesë e medias, teksa ka kërkuar punë në Top Albania Radio rreth 25 vite më parë.

Këtë bisedë, Egla e ka vazhduar me Julian duke ndarë eksperiencat e tyre dhe nuk ka ngurruar të nxjerrë emrin e Saimir Kodrës.

Pas saj, Saimir Kodra ka bërë një reagim në emisionin “Stop”, ku ka thënë se do të çojë këtë çështje në Gjykatë dhe Egla të vendoset para provave.

E teksa rrjeti po zien për deklaratën e Eglës, ndërsa Kodra kërkon prova prej saj, një koment i bujshëm ka ardhur nga një ish-punëtore e Top Channel. Bëhet fjalë për grimieren Eni Lena, e cila në një video-live në Instagram, ka thënë:

“Unë i bashkohem Eglës si dëshmitare”!

Një komentet që me siguri do shkaktojë më shumë trazira në rrjet.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *