Fshatrat Miras dhe Mollas në Korçë nuk kanë gjetur ende qetësi nga lëkundjet sizmike. Goditjet më të forta ishin dje, kryesorja 4.4 ballë e shkallës rihter që u pasua më pas edhe nga pasgoditje që vazhdon për disa orë.
Lëkundjet kanë vazhduar edhe sot, por me një magnitudë shumë të vogël 2.7 ballë, sipas IGJEUM. Megjithatë tërmeti është ndjerë nga banorët e zonës që ende janë të frikësuar.
Sizmologët kanë bërë thirrje për qetësi, pasi goditja kryesore kaloi. Fatmirësisht nga lëkundjet e forta dje nuk pati të lënduar apo dëme materiale.