Qëlloi me sëpatë shitësen e dyqanit/ Burg për të riun në Korçë: Do më helmonin, do më merrnin pasurinë e gjyshit

Arrest me burg është masa e sigurisë që caktoi gjykata për 36-vjeçarin Jonis Mazllemi, i cili plagosi me sëpatë tri ditë më parë një grua 52-vjeçare dhe një 60-vjeçar.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, prokuroria kërkoi masën arrest me burg për Mazllemin, ndërkohë që avokati mbrojtës i caktuar kryesisht kërkoi si masë sigurimi atë të shtrimit të detyruar në spital.

Sipas mbrojtjes, Jonis Mazllemi ka pasur halucinacione dhe pretendonte se dy personat qe plagosi do e helmonin për shkak të një pasurie të madhe që i kishte lënë gjyshi. Ai madje kishte 10 dite pa ngrënë ushqim, nga frika mos e helmonin.

Ndërkohë, Mazllemi ishte përdorues i drogës dhe prej dy vitesh nuk merrte mjekim as për varësinë nga droga, as për problemet me shëndetin mendor.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *