Qiratë për studentët u rritën! Në periferi të Tiranës, nisin nga 300 euro në muaj

Qyteti Studenti bëhet gati të presë studentët  për vitin e ri akademik.

Të hënën nisin regjistrimet për të gjithë ata që do të zgjedhin të akomodohen në godinat e Qytetit Studenti dhe numri i kërkesave duket të jetë e lartë këtë vit, pasi çmimet e shtëpive me qira në kryeqytet kanë pësuar një rritje të ndjeshme, ku çmimi më i ulët nis me 350 euro dhe kjo në zona periferike.

“Kam gjetur një shtëpi këtu afër Qytetit Studenti po janë shumë shtrenjtë. E ndaj me një shok. Në Fresk është 300, në Astir 350”, tregon një student.

“E kam gjetur 400 mijë lekë por me zor se e donte me euro”, thotë një tjetër.

“Kam gjetur një dyqan, po nuk ka kushte”, shprehet nxënësi.

Top Channel kontaktoi disa agjenci imobiliare, të cilat merren me dhënien me qira të shtëpive në kryeqytet  dhe pohuan se pothuajse gjatë gjithë verës ka pasur  një kërkesë në rritje  të studentëve për shtëpi me qira, por nga ana tjetër  kanë kapërcyer dhe çmimet, të cilat i bëjnë të përballueshme në varësi të zonave.

Edhe pse studentët zgjedhin ta ndajnë pagesën e qirasë me dy tre shokë, hasin në kundërshtinë e pronarëve të apartamenteve, të cilët nuk preferojnë të akomodojnë disa persona në pronën e tyre./TopChannel

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *