Ka dalë ekspetiza mjeko-ligjore që zbulon shkakun e vdekjes së stjuardesës shqiptare, e cila ndërroi jetë sapo avioni nga kompania “Air Albania” ishte ulur në aeroportin e Londrës.
24 vjeçarja, Greta Dyrmishi ka ndërruar jetë më 21 dhjetor të 2022 sapo avioni nga Shqipëria ishte ulur në aeroportin e Londrës.
Mjeku ligjor i Essex zbuloi sot se vdekja e Dyrmishi ka ardhur si rezultat i sindromës së vdekjes së papritur të të rriturve (SADS), i njohur si sindroma e vdekjes së papritur aritmike, “kur dikush vdes papritur nga një arrest kardiak, por shkaku i arrestit kardiak nuk mund të gjendet”.
“Kjo femër 24-vjeçare ishte ekuipazhi i kabinës në një fluturim nga Shqipëria dhe ishte në pistë kur iu duk se i ra të fikët dhe iu dha ndihma e parë elementare. Dhjetë minuta më vonë nuk kishte puls dhe filloi CPR. Mjekët e mjekuan atë dhe konfirmuan se ajo kishte ndërruar jetë.
Një pas vdekjes zbuloi se shkaku i saj i vdekjes ishte sindroma e vdekjes së papritur të të rriturve” tha Michelle Broën, mjeke ligjore e zonës për Essex.