Ky është Andi Lala, 35-vjeçari që humbi jetën këtë të premte në Durrës.
Lala ishte punonjës në një kompani private dhe ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga vinçi, teksa ishte duke prerë pemët në lagjen nr.13.
Kompania në të cilën ai punonte po kryente punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit
“Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi më herët policia.