Rama jep lajmin për policët: Ja sa para do të marrin nga janari, veç rrogës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak më parë se efektivët e Policisë së Shtetit do të jenë mes kategorive të shërbyesve të shtetit, të cilët do të përfitojnë nga “Pakoja e Madhe” prej 8 miliardë lekësh që shteti do të shpërndajë.

Ai thotë se janë 9.604 policë të cilët do të marrin nga 100 mijë lekë të vjetra në muaj, duke filluar nga ditët e para të janarit.

“10.000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, pas rritjes së pagave para disa muajsh me 15% për punonjësit e terrenit dhe 7% për komisarët e Policisë së Shtetit, do ta zerojnë impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre familjar në këtë dimër të vështirë për të gjithë, duke dëshmuar po ashtu vëmendjen e pandarë të qeverisë jo vetëm ndaj shtresave më në nevojë, po edhe ndaj shërbëtorëve të shtetit e të popullit shqiptar”, shkruan Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *