Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me studentët përfitues të programit të ri të bursave të studimit sa një pagë minimale e përmuajshme.
Në fjalën e tij, Rama bëri me dije se brenda disa javësh paga minimale do të shkojë në 40 mijë lekë, ndërsa brenda dy vitesh paga minimale do të shkojë deri në 45 mijë lekë.
Kreu i qeverisë tha se kjo rritje do të aplikohet për të gjthë këta studentë ekselentë që përfitojnë bursë. Ndër të tjera Rama foli edhe për emigracionin, duke thënë se është një fenomen në rritje edhe në vendet e zhvilluara, si Italia, Franca etj.
Rama: Mbase është gjëja e duhur për të ndarë me ju që paga minimale shumë shpejt do të shkojë në 40 mijë Lekë. Domethënë çështje disa javësh. Dhe do të fillojë të aplikohet brenda shumë pak muajsh për të gjithë. Nuk duam të ketë pagë më të ulët se 40 mijë Lekë në Republikën e Shqipërisë qoftë në sektorin publik qoftë në sektorin privat. Ne besojëmë se duke kontribuar, paga minimale do të rritet në vijim dhe duam qeë brenda dy viteve të shkojë në 45 mijë lekë. Ju që sapo nisni shkollën, ju do të merrni shtesën mbi pagën minimale. Kjo gjë do të bëhet shumë shpejt zyrtare.
Në moshën tuaj unë kam jetuar në një vend që nuk kishte zgjedhje, nuk mund të zgjidhje as ku do të punoje në aspektin gjeografik se mund të të emëronin kudo qoftë. Ne fatmirësisht nuk jemi vetëm qytetarë të këtij vendi, por edhe të botës, ata kanë të drejtën e tyre të zgjedhin. Në të gjitha rastet ne mbetemi shqiptarë, mbetemi të lidhur me vendin tonë, rërnjët tona, me lagjen, rrugën. Ne jetojmë në një kohë kur edhe vendet më të zhvilluara se ne po përballen me sfidën e emigracionit. Ju shikoni si Italia po përballet me një sfidë të tillë. Vendi ynë a nevojë për të gjitha shërbimet, dhe këto kanë nevojë për njerëz të kualifikuar. Ne nuk pajtohemi me idenë që të mund të mbetemi pa mjekë dhe infermierë pasi deri sot balanca mbetet e qëndrueshme, por kjo nuk është e sigurtë.