Komisioni Europian i ka dhënë 62 milionë euro grant për Shqipërinë, të cilat do të përdoren për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit të VIII.
Dhënia e grantit është konfirmuar nga zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Një projekt të rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin e konsideroi Balluku teksa konfirmoi se ka mbështetjen e plotë të Bashkimit Europian.
Vlera totale e këtij investimi shkon në 120.5 milionë euro, gjysmën e së cilit do ta financojë buxheti i shtetit.