‘Festivali i Këngës’ që transpetohet çdo vit në Radio Televizionin Shqiptar startoi mbrëmjen e djeshme. Ajo që u vu re ishte se këtë vit, Festivali nuk u hap nga fituesja e vitit të kaluar, që në këtë rast ishte këngëtarja Ronela Hajati e cila përfaqësoi Shqipërinë në ‘Eurosong’ me këngën ‘Sekret’. Ajo ka reaguar e revoltuar në lidhje me këtë gjë duke u shprehur se ky është një veprim mediokër dhe i turpshëm. Ajo ndër të tjera në postimin e saj në Instastory u shpreh se mediat në Shqipëri kërkojnë me do e mos të bëjnë armiq, ndryshe nga ç’ndodh në vende të botës, megjithatë kjo nuk mund të fshehë suksesin që pati kënga e saj.
POSTIMI:
“Më ka aq shumë ky shpirt e kjo gojë për të folur, por më duket sikur do t’i heq vetes riskun që Zoti do të ma japë një ditë, të gjithë atë që meritoj për kaq shumë vite punë, lot, mundim, pasion e dashuri kaq të madhe për muzikën!
Po. Unë nuk isha e ftuar për të për të performuar këngën fituese ashtu si duhet! “Sekret” e ka marrë gjithë dashurinë që ka patur nevojë e për ktë i jam mirënjohëse vetëm publikut, këtu edhe jashtë! Kënga është laujtur në çdo cep këtë vit e më e gëzuar për këtë nuk mund të jem. RTSH drejtimi mediokër e i vockël me veprime skuthe duke mos më përfshirë mua as në siglat e festivalit, nuk e heq dot suksesin që ka pas kënga! Çdo gjë ndodh për një arsye!!! T’ju shaj? Kurrë! S’ka fjalor që mund t’i përshtatet neverisë që më keni përcjellë! Në të gjithë botën vetëm mediat shqiptare kërkojnë me zor të bëjnë armiq nga hiçi! Qofshi me shëndet se mendjen e keni këllirë!!!”, shkruan Hajati.
Ronela Hajati përfaqësoi Shqipërinë me këngën ‘Sekret’ në festivalin evropain ‘Eurovision’ vitin që shkoi. Edhe pse nuk u kualifikua nw finale, kënga u prit shumë mirë nga vendet e tjera pjesëmarrës, teksa këngëtarja ka mbajtur edhe disa koncerte në evropë kushtuar kësaj kënge.