Rrahën me shkopinj dhe leva hekuri 30-vjeçarin në Korçë, gjykata liron 4 agresorët

Gjykata e Korçës ka liruar nga burgu Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erjon Gura, 4 dhunuesit të cilët pak ditë më parë rrahën me sende të forta brenda ambienteve të një servisi Ramadan Hasanin.

Ka qenë prokuroria e Korçës ajo që i ka kërkuar gjykatës masën re sigurisë “detyrim paraqitjeje” për të 4 të ndaluarit e policisë, masë e cila ka pranuar gjykata e Korçës. Prokuroria e ka konsideruar ndalimin e tyre nga ana e uniformave blu si të paligjshëm.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë më parë kur Spartak Selimi bashkë me 3 persona të tjerë kanë goditur me shkopinj bejsbolli dhe sende të forta 30-vjecarin Ramadan Hasan, duke i shkaktuar fraktura të shumta. Nga plagët e marra 30-vjeçari ka qenë për disa ditë nën kujdesin e mjekëve.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *