Aktorja Olta Gixhari ka pësuar abort spontan para se të hynte në shtëpinë e BBV. Gjatë një bisede me banorët e tjerë ajp ka rrëfyer se po tentonte të bënte një fëmijë tjetër, por e humbi.
“Isha shumë e vogël, 4 javëshe”, tha ajo, duke theksuar se nëse nuk do kishte pësuar abort nuk do ishte bërë pjesë e spektaklit.
Aktorja theksoi se këtë nuk i ka treguar askujt teksa u shpreh se “asnjë nuk e di, Dori e dinte ose, ose”.
“Para se të hyja këtu tentova të bëja një fëmijë tjetër, ngela shtatzënë, por e humba. Isha shumë e vogël, 4 javëshe. Asnjë nuk e di, Dori e dinte ose, ose. Unë gjërat i kaloj me sportivitet, por në fakt e humba. Jam edhe pak supersticioze.
E bëra dhe pak kështu, sepse nëse nuk do e kisha humbur, sigurisht nuk do isha këtu, ditët e para që unë isha në dilemë nëse po e humbja apo ishte një gjë normale që po ndodhte. I thashë vetes nëse e humb fëmijën do hy në shtëpinë e BBV. Kam qenë deri në hotel, nuk vij, do dal do iki. Deri kur vura këmbën në shtëpi, thashë “ok” kjo është një shenjë. Por e humba”, tha Olta Gixhari.
Aktorja prej disa kohësh është larguar nga Shqipëria dhe është zhvendosur për të jetuar në Spanjë me bashkëshortin e saj, Dorin, identitetin e të cilit është munduar që ta mbajë sa më të fshehtë.
Çifti janë prindër të një djali, Amar, portreti i të cilit u zbulua në një videomesazh të përgatitur nga produksoni për Olta Gixharin.