Makina përplas këmbësoren në Pogradec, dërgohet në spital 45-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec, ku një këmbësore është përplasur nga makina.

48-vjeçari që drejtonte mjetin tip “Benz” ka aksidentuar 45-vjeçaren, e cila ndodhet në spital.

“Më datë 27.02.2023, rreth orës 07:15, në lagjen nr. 4, Pogradec automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. A., 48 vjeç, banues në Pogradec, ka aksidentuar këmbësoren M. M., rreth 45 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ndodhet në spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve“, njofton policia.

Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *