Rriten kërkesat për birësim në Shqipëri. Ja kriteret që duhet të plotësojnë çiftet

Gjatë vitit 2022, Komiteti Shqiptar i Birësimeve vuri re një rritje të kërkesave për adoptime, nga 34 në 19, krahasur me një vit më parë. Lidhur mbi këtë fenomen ka reaguar së fundmi drejtoresha e këtij institucione, zonja Alma Sulstarova Laci. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo tha se pritet që kërkesat të jenë më të shumta këtë vit, por do të nevojitet shumë punë për të lumturuar sa më shumë çifte që duan të kenë një fëmijë. Mes të tjerash, Laci tha se tashmë birësimi është i mundur edhe për nënat beqare.

“Në fakt janë disa kritere, por kriteri kryesor është të pasurit një punë stabël, i një punësimi të qëndrueshëm dhe të ardhurat sigurisht të jenë të mjaftueshme për të rritur mirë një fëmijë dhe të kenë një shtëpi të cilën ta posedojnë ata, të dokumentuar, të hipotekuar dhe bëhen edhe vizita në familje ku shikohen edhe kushtet e banimit. Janë një sërë faktorësh, por dhe më e rëndësishmja, janë intervistat psikosociale që bëhen ku në mënyrë të detajuar dhe të thellësishme, ekspertët tani psikosocialë kuptojnë pse X çift ose X familje dëshiron të birësojë. Nëpërmjet një pyetësori personal, ato bisedojnë me çiftin dhe përpiqen të kuptojnë arsyen që i ka sjellë në zyrën tonë për birësim.”-tregoi zonja Sulstarova.

Pyetjes se sa zgjat i gjithë procesi, ajo u përgjigj: “Është i supozuar të përfundojë brenda 2-3 vjetësh, por ne kemi raste që nuk kemi përfunduar dot në këtë hark kohor. Kështu që ne kemi propozuar të bëhet 4 vjet, pra që çifti të mos jetë i detyruar që gjatë kohës që ka depozituar kërkesën te ne të rinovojë dokumentat sepse ne mendojmë dhe ekspertët gjykojnë që gjatë një harku kohor të dy vjetëve nuk ka shumë gjasa që të ndryshojnë faktorët socio-ekonomikë të familjes. Ato mund të verifikohen përsëri, por vlefshmëria e dokumentave të bëhet 4 vjet.”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *