Ryshfeti i mjekëve te QSUT-ja, emigranti nga Greqia nxori “zbuluar” mjekët që merrnin para për skaner

Nazmi Metaliu, mjek dhe Astrit Mansaku, teknik imazherie u arrestuan dje nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se merrnin ryshfet për të futur qytetarët pa radhë në skaner. Sipas rregullit, pacientët duhet të futeshin në planifikim dhe të merrnin shërbim sipas një date fikse.

Emigranti që vinte nga Greqia kishte pësuar aksident me makinë disa vite më parë dhe i ishin shfaqur shqetësime si marramendje e dhimbje qafe. Ai ka provuar të merrte shërbim te Spitali Traumës por në kushtet kur rasti nuk ishte urgjencë, emigranti u drejtua në QSUT.

Kur kallëzuesi ka shkuar për tu interesuar tek Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, është takuar rastësisht me doktor Nazmi Metaliu tek i cili ka pas qenë vizituar disa vite më parë dhe gjatë bisedës së bërë me të i ka treguar për shqetësimet shëndetësore që kishte.

Pjesë nga dosja hetimore për arrestimet e djeshme të QSUT:

“Personi që ka kallëzuar çështjen, përpara shumë vitesh ka qenë emigrant në shtetin grek dhe ka bërë një aksident me makinë ku ai ishte si pasagjer. Për aksidentin e bërë nuk ka marrë ndonjë mjekim të specializuar pasi e ka kaluar vetë meqënëse ka qenë dhe moshë e re por tani ka filluar të ndjejë disa shqetësime që kanë ardhur si pasojë e këtij aksidenti si marrje mendsh, dhimbje në qafë e në shpatullën e majtë.

Për shqetësimet shëndetësore që i kanë lindur ka shkuar në spitalin universitar të Traumës (ish spitali ushtarak) ku është vizituar nga mjeket A.S i cili i ka lëshuar një recetë për mjekimin që duhet të merrte dhe tek doktoreshe V.K e cila i ka thënë që të bënte rezonance magnetike dhe disa vizita të tjera e më pas të shkonte ta takonte. Gjatë interesimit që kallëzuesi ka bërë tek spitali i Traumës ka rezultuar se e ka pasur të pamundur të bëjë vizitat mjekësore që i kishin thënë doktorët e sipërshënuar sepse duhet të ishte i sapo aksidentuar dhe të vinte në gjendje urgjencë.

Kur kallëzuesi ka shkuar për tu interesuar tek Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza është takuar rastësisht me doktor Nazmi Metaliu tek i cili ka pas qenë vizituar disa vite më parë dhe gjatë bisedës së bërë me të i ka treguar për shqetësimet shëndetësore që kishte.

Doktor Nazmi Metaliu i thotë që përgjigje për shqetësimet që kishte na i jepte një skaner komplet i trupit. Kallëzuesi e ka pyetur doktorin se për ta marrë këtë shërbim mos duhet të ishte i shtruar në spital por ai i thotë se nuk ka problem pasi këto gjera do ti rregullonte ai pasi do fliste me personelin mjekësor aty por duhet dhënë para tek ata sepse si rregull bëhet me planifikim e vononte disa muaj. Doktor Nazmi Metaliu i jep kallëzuesit numrin e tij te celularit dhe i thotë që të pres ditën e marte ose të mërkurë e të shkojmë ta bëjmë skanerin direkt.”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *