Sa përfitojnë mjekët dhe infermierët nga “pako” e fundvitit

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije pak më parë se edhe mjekët dhe infermierët janë përfshirë në “pakon e madhe”, nga e cila do të përfitojnë mbështetje pas rritjes së çmimeve.

Përmes një postimi në Facebook, Rama sqaron se infermierët me pagë nën 60 mijë lekë, do të marrin 20 000 lekë të reja, ndërsa ato me pagë mbi 60 mijë, ashtu si edhe mjekët do të marrin 10 000 lekë të reja.

“Pas rritjes së njëpasnjëshme të pagave për mjekët dhe infermierët, por edhe pas parashikimit të rritjes së tyre përsëri vitin e ardhshëm, me Pakon e Madhe të qeverisë – ku infermieret me pagë nën 60 mijë lekë do të marrin 20 000Lekë (të reja), ndërsa ato me pagë mbi 60 mijë, ashtu si edhe mjekët do të marrin 10 000Lekë (të reja) – garantohet mbështetja e duhur për zerimin e impaktit të inflacionit të luftës për familjet e bluzave të bardha”, shkruan Rama.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *