Saimir Kodra e paralajmëroi se do ta çojë në Gjykatë, Egla Ceno nuk trembet: Mbaj përgjegjësi për çdo gjë që thashë

Një deklaratë e bërë nga aktorja Egla Ceno brenda shtëpisë se ka qenë viktimë e ngacmimit seksual teksa kërkonte punë ka ngjallur regime të forta. Egla akuzonte Saimir Kodrën se e kishte ngacmuar.

Gjatë spektaklit të sotëm, ajo është shprehur se mban përgjegjësi të plotë për ato që ka thënë dhe sipas saj, do gjejë një mënyrë për të provuar akuzat e saj, duke mirëpritur edhe përballjen në Gjykatë.

Egla: Në bisedën me Julian, u kthyem në këto histori sepse Vëllai i Madh na solli ndërmend këtë fenomen. Jemi 3 gra, tre breza të ndryshëm. Jam e sigurt dhe një vajza akoma më të reja që e vuajnë akoma mbi kurriz këtë presion. Lënë punën, me atë që mbajnë familjen apo veten e tyre. Janë vajza që nuk kanë mbrojtje. Këta derra, unë mendoj që duhen thënë me emër dhe mbiemër sepse ndryshe asgjë nuk ndryshon. Duhet të ketë një libër, ‘Libri i burrave që shantazhojnë seksualisht”. Këta do ishin turpi i shoqërisë. Mua më ka ndodhur vetëm një herë, kur kërkoja punë të mbaja familjen time. Më ka ngelur sepse në atë kohë bën edhe veten me faj, thua çfarë i bëra unë këtij, mos ja luajta, çfarë kisha veshur, fillon të shkosh me frikë në punë. Nuk ia thua dot prindërve dhe kështu t’i hesht sepse nëse flet të mbyllen shumë dyer.

“Kini parasysh kontekstin ku ndodheni. Në rastin tënd Egla ke përmendur institucionin dhe zotin Saimir Kodra që punonte në institucionin që unë drejtoj. Kjo është diçka që duhet provuar. Në momentin që t’i thua se ka ndodhur kjo histori, për sa kohë që në legjislacionin tonë ekziston ligji për shpifjen, gjërat duhen provuar. Ajo që ne duam të bëjmë me këtë program, është të ndajmë histori, jo të ndajmë shapin nga sheqeri, janë institucione të tjera që vendosin drejtësi. Në këtë kohë çdo kush mund të thotë për ne çdo gjë që dëmton imazhin, familjen, apo dhe imazhin që ai ka.”- tha Ledion Liço.

Egla: Unë e ftoj të qetësohet zotin Kodra me prenoncimet që bën. Pa kaluar në skenare etj. Marr përgjegjësi për gjërat që them, mirësetëvijë Gjykata. Unë sigurisht nuk kam prova materiale sepse ndodhi shumë vite më parë, ishte një kërkesë për punë, nuk kam shkuar aty për të futur në kurth zotin Saimir. Por mund të bëj diçka tjetër, të cilën do e mendoj shumë mirë, para se ta prenoncoj publikisht.

“TV, programi nuk ka kompetencën për të vërtetuar deklarat e banorëve. Egla e mori përsipër atë që tha. Ne kemi një deklaratë që thotë se ata mbajnë përgjegjësi për atë që thonë. Unë jam shumë i kudjesshëm që të mos lëndoj askënd, dhe ju duhet të jeni të kujdesshmë që të mos prekni askënd që nuk është aty brenda. Unë personalisht e kam ftuar zotin Kodra për t’u sqaruar. Big Brother shërben dhe për t’u argëtuar por edhe për këto histori. Ju falenderoj si një burrë që drejton një institucion, por mbi të gjitha si babai i një vajze”– tha Ledioni.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *