“Kam marrë dashurinë”, tha Rosa Chemical në skenën e Sanremos, pasi i dha një puthje mjaft pasionante Fedez. Këngëtari edhe gjatë kësaj mbrëmje ka dashur ta shoqërojë performancën e tij me një diçka të vogël ekstra në emër të lirisë dhe erotizmit pasi dje kishte treguar një lodër seksi dhe kishte lëpirë çizmin e Rose Villain, me të cilën po bënte duet.
Teksa këndonte këngën e tij “Made in Italy” Në fakt, Rosa Chemical shkoi të merrte Fedez nga publiku (ai ishte në rreshtin e parë mes vjehërrit të tij), u ul mbi të duke imituar një akt seksual, e tërhoqi zvarrë në skenë dhe më në fund e puthi. Reperi dukej i argëtuar, por edhe i befasuar njëkohësisht.
View this post on Instagram
Për t’i sjellë lulet Rosa Chemical, së bashku me Amadeus, në atë moment erdhi edhe Chiara Ferragni (gruaja e Fedez) e cila mjaft e shqetësuar komentoi duke buzëqeshur “Unë jam pa fjalë”.
“Ky është festivali i dashurisë dhe më erdhi kështu, papritur.” u justifikua këngëtarja e veshur me një fund lëkure të zezë dhe me një këmishë të bardhë të kompletuar me dy vrima për të lënë të duken thithkat. Në një video që filloi të qarkullonte menjëherë në rrjetet sociale, ata më pas shihen Ferragni dhe Fedez në skenë gjatë një pauze reklamash së bashku me Amadeus dhe disa autorë: ajo duket se po kërkon shpjegime për puthjen ndaj bashkëshortit të saj dhe ai shtrin krahët, si për të thënë se ai nuk ishte “fajtor”. Shumë njerëz kanë menduar se kjo gjë do të shkaktonte një debat shumë të madh mes çiftit, por përkundrazi burimet kanë bërë të ditur se pas përfundimit të gjithçkaje ata kanë qenë të lumtur dhe të buzëqeshur.