Video/ Momenti kur dridhet toka, punonjëset e maternitetit vrapojnë të mbrojnë foshnjat

Tërmeti tragjik i së hënës në Turqi dhe Siri, na ka përballur gjatë këtyre ditëve me pamje dramatike.

Së fundmi është publikuar një video nga një maternitet në Gaziantep, ku punonjëset e shëndetësisë shihen duke mbajtur fëmijët që ishin në inkubatorët, teksa toka dridhej.

Dy gra shihen që menjëherë sapo ndjejnë lëkundjet, vrapojnë dhe mbajnë bebet e porsalinndura.

Kujtojmë që bilanci vazhdon të përkeqësohet nga tërmetet në Turqi. Numri i personave që humbën jetën nga tërmeti ka shkuar në 24617. Numri i të plagosurve është 80 mijë e 278.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *