Pas javësh të tëra në rënie monedha europiane prej pesë ditësh po pëson rritje në tregun valutor.
Pas javësh të tëra në rënie monedha europiane prej pesë ditësh po pëson rritje në tregun valutor. Pasi po rimëkëmbej ngadalë në fillimin e javës, në 27 korrik ka pësuar një rritje të fortë me 2.65 pikë kundrejt lekut. Tashmë 1 euro këmbehet me 104.87 lekë dhe ky është niveli më i lartë prej gati një muaji.
Prokuroria ka sekuestruar pasuritë me vlerë 10 mln € të Ndue Gjergjit, të cilat kanë ardhur nga trafiku i drogës. Bëhet fjalë për biznesmenin Paulin Marku i njohur edhe si Ndue Gjergji, i vrarë në qershor të 2020, së bashku me një biznesmen tjetër, nga një grup personash të maskuar me uniforma policie në qytetin e Laçit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Përfitimi”, u bë ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit P.(N). Gj. dhe të familjarëve të tij.
Ka dyshime se asetet në emër të Markut dhe të afërmve të tij janë krijuar nga vepra penale e “pastrimit të parave”, me të ardhura nga veprimtaria kriminale.
Pasuritë e sekuesteuara janë:
-11 garazhe,
-18 apartamente,
-1 truall,
-2 njësi,
-1 vilë,
-licencë për transport udhëtarësh,
-3 shoqëri aksionere,
-1 kazino
-9 automjete.
Paulin Marku, i njohur edhe me emrin Ndue Gjergji sipas akuzës, para vrasjes ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili aktivitet kryesor kishte trafikimin e lëndëve narkotike. Prokuroria thotë se ka identifikuar pasuritë e tij të cilat nuk justifikohen dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer i dyshuari.
“Në rastin konkret kemi të bëjmë me veprime që ka ndërmarrë kohët e fundit Banka e Shqipërisë duke blerë një vlerë të konsiderueshme eurosh në treg, për rezervat e saj. Kemi veprimet e kryera nga bankat e nivelit ët dytë për të blerë euro nga tregu.”– tha Teuta Nunaj.
Sipas ekspertëve kjo nuk paraqet një situatë spekulative, por është rrjedhim i regjimit të kursit të lirë
“Këto organizata presin kohën kur kursi i këmbimit mes euros dhe lekut është i favorshëm për ta dhe ato bëjnë blerje. Në këto raste skemi të bëjmë me spekulim por me vëmëndje të tyre për ëtë realizuar transaksionin ën treg pasi qëllimi i tyre i vetëm është fitimi.”-tha Teuta Nunaj.
Bizneset eksportuese ndërkohë lëvizjet e kursit i kanë quajtur të pashpjegueshme, ndërsa kanë akuzuar institucionet monetare se nuk kanë bërë transparencë. Ata gjithashtu kërkojnë kompensim për humbjet nga zhvlerësimi i monedhës evropiane me 15% në 6 muaj./TopChannel