Gentian Talja është 46-vjeçari që ndërroi jetë ditën e djeshme në spital, pasi ishte konfliktuar fizikisht me dy persona të tjerë në zonën e ish-Bllokut.
Konflikti ka ndodhur në 2 të natës më 31 mars në zonën e ish-Bllokut. Pavarësisht betejës që dha në spital, 46-vjeçari nuk ia doli të mbijetonte.
Në kërkim është shpallur autori Henri Gjapi, ndërsa kanë nisur hetimet për personin që ndërhyri në sherr mes dyshes, Artur Gjolena.
Nga pamjet filmike që ka grupi hetimor, si pasojë e goditjes Gentian Talja është rrëzuar dhe i ka rënë koka në bordurë, ndërsa prej 5 ditësh ndodhej i shtruar në spital. Ndërkohë ditën e djeshme ai është futur në intubim dhe më pas ka ndërruar jetë.