Një sherr mes babë e bir është regjistruar mbrëmjen e sotme në pedonalen e qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se ata janë konfliktuar me grushta dhe për të ndaluar agravimin e sherrit në një tragjedi është dashur ndërhyrja e policisë.
Mësohet se të dy shtetasit, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, ndodhen në spital pasi kanë marrë lëndime të shumta.
Burime për mediat bëjnë me dije se personat janë të pastrehë ndërsa arsyet e sherrit janë të paqarta.