Shkodër, infermieri tenton të vrasë duke shtypur me makinë kolegët: Më bullizuan

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër. Një 38 vjeçar ka tentuar të vriste nënë e bir duke i përplasur me makinë teksa po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë.

Davë dhe Kristian Ndoja, përkatësisht 60 dhe 32 vjeç punonin si infermierë, njësoj si autori, Mersin Mlloja. Duket se mes tyre ka pasur një konflikt. 

I arrestuar është Mersin Mlloja. Pas arrestimit ai deklaroi se dy kolegët e bullizonin.

Ky shtetas, më datë 15.03.2024, në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. 

Mersin Mlloja 38 vjeç banues në fshatin Kosmaç akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.   

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *