Shkrumbohet plotësisht shtëpia ku jetonin dy të moshuar në Lushnje, çifti ngel në qiell të hapur

Një banesë ku jetoni dy të moshuar është përfshirë nga flakët në fshatin Thanë të njësisë Fiershegan në Bashkinë Lushnje.

Zjarri ka rënë rreth orës 2 pas mesnate ku fillimisht është vënë re nga i zoti i shtëpisë Elmas Korraqe në ambientin e kuzhinës.

Sapo ka hapur derën flakët janë përpapur në ambientet e tjera të shtëpisë duke rrezikuar kështu dhe jetën e bashkëshortes e cila ka tentuar të shuajë flakët.

Edhe pse në ndihmë kanë ardhur banorë, dhe forcat zjarrfikëse ka qenë e pa mundur fikja e flakëve.

Banesa është e djegur totalisht duke i lënë në qiell të hapur çiftin e të moshuarve. Sipas hetimeve të para dyshimet janë se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *